Poezi nga Shpëtim Selmani
Bie një shi i imët.
Një sorrë nuk ndalet së
ankuari për qetësinë
e liqenit.
Kamarieri rrapëllin
pandërprerë,
vetëm atdheu i pulëbardhave
është burim i paqes.
Ginsberg-u ishte këtu,
Neruda, i vetmi që kishte mbetur
gjallë në sajë të vjershave.
Brodsky e Amichai,
Transtromer-i e Hughes-i,
Montale e Auden-i.
Ndërkohë klasat sunduese
ende e shohin dhunën si mjet.
Nevoja për nënshtrim
jehon kudo.
Arsyeja ka harruar
se çfarë do të thotë triumf.
Porosis një espresso,
iluminohem dhe gëzohem,
që jam një pasardhës i mjerë
i tyre dhe pastaj
e refuzoj në mënyrë kategorike
çdo gjë bashkëkohore.
____
Strugë

Žižek-Shpëtim Selmani
Shpëtim Selmani E takova në aeroportin e Leipzigut. Do të udhëtonim bashkë, që do të thotë