Letër për Leonard Norman Cohen-in-Shpëtim Selmani

in Letërsi/Tharm by

Letër për Leonard Norman Cohen-in-Shpëtim Selmani

 

Yjet tallen me zemrat tona,
poetët e kanë kuptuar deri diku,
pastaj e kanë humbur rrugën,
si ca burra barkmëdhenj,
që gjatë natës shëtitin
të vetmuar në bregun e një liqeni.
Ngjajnë si vrasës të pikëlluar,
që thithin pendim.
Poeteshat përpiqen me gjoksin
përpara, duke klithur për të vërtetën,
duken përtej çdo estetike të zjarrtë.
Yjet tallen me ne,
hijet mashtrojnë njëra-tjetrën,
shkëlqimi i majës së thikës
verbëron sytë e kombeve.
Nata, kjo joshëse e përhershme
e qenieve njerëzore me prirje vetëvrasëse,
përplaset si dreqi në trotuar dhe
pastaj sundon kudo që mundet.
Jeta gjallëron në mes lulesh,
diku në mes kopshtit të ironisë.
Yjet tallen me ne,
më pas dëgjohet e qeshura
neveritëse e hënës dhe
një zë fëmije që qan
mes nënash të heshtura,
që shohin të trembura
drejt barkave,
barkave që lëkunden.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Atit tim-Sueton Zhugri

Atit tim-Sueton Zhugri Lulet sikur prisnin diçka për të çelur, si ato

DASHURIA -Miroslav Holub

DASHURIA -Miroslav Holub Dy mijë cigare.Qindra kilometranga muri në murNjë përjetësi në
Go to Top