Nudo e një gruaje-Carol Ann Duffy

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Nudo e një gruaje-Carol Ann Duffy

 

Gjashtë orë në këmbë për disa franga.
Barku thithka të pasmet
në ndriçim të dritares,
ndërsa gjoksi im thith ngjyrën.

– Pak në të djathtë, Madamë.
Dhe përpiqu të qëndrosh e qetë!
Do të përfaqësohem
në mënyrë analitike
dhe kjo nudo do të rrijë
varur në muzetë
e mëdhenj e hijerëndë.
Borgjezët do ngushëllohen
me një imazh të tillë,
të një lavireje rruge.
E quajnë Art. Ndoshta.
Ai (arti) kujdeset për vëllimin, hapësirën.
Unë për ushqimin e radhës.
– Dhe po humbisni peshë, zonjë,
kjo gjë nuk është e mirë.

– Vetëm gjoksi më varet
pak poshtë, sepse
studioja është e akullt.
E mua po më duket
sikur në gjethet
e çajit mund të shquaj Mbretëreshën e Anglisë,
që vështron tërë ngazëllim format e mia. Madhështore, mërmërit ajo duke avancuar. Më bën të qesh.

Këtë artistin e quajnë Georges.
Më thonë se është gjeni.
Ka raste
kur nuk përqëndrohet
e ngurtësohet,
dhe pastaj bie mbi trupin tim,
në kërkim të zjarrit tim,
të ngrohet.

Më zotëron vetëm në kanavacë,
ndërsa zhyt e rizhyt
penelin në ngjyrë.

– Ej, bukurosh, ti nuk mund t’i blesh dot artet e trupit tim,
me çmimin që i shes unë.
Të dy të varfër, fitojmë bukën tonë si mundemi.

Atëhere, përse e bën?

Sepse duhet, më përgjigjet.
Se nuk ka tjetër zgjidhje.
– Mos fol, – më urdhëron!

Buzëqeshja ime atë e shpërqendron.
Se këta artistët e marrin
veten shumë seriozisht.
E natën më dëndin
me verë
dhe unë, e dehur,
ia mbath për të kërcyer bareve.

Kur ai mbaron nudon,
ma tregon tërë krenari,
duke më ndezur një cigare
në buzë.

I them: “Dymbëdhjetë
franga” dhe rrëmbej shallin,
e duke ikur i them:
“Dëgjo ti artist, kjo me mua nuk ngjason aspak.”

 

Përktheu: Herman Çuka

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top