Një pyetje e Colbert-it për Clinton-in: “Pse u habitët kur u pyetët për Lëvizjen #MeToo?”/Giovanni Russonello

in Feminizëm by

Clinton, Lewinsky dhe Lëvizja #MeToo

 

Stephen Colbert e detyroi të martën ish-presidentin Bill Clinton të shpjegonte pse mori pozita mbrojtese ndaj pyetjeve në “Today” Show-NBC, në lidhje me çështjen e tij në fund të viteve 1990-të me Monika Lewinsky-n, më vonë interne në Shtëpinë e Bardhë.

Në intervistën, e cila u transmetua të hënën, Clinton-i i tha Craig Melvin-it, NBC, se ai nuk do ta ndryshonte kurre përgjigjen e tij ndaj skandaleve të dala në dritë dhe Lëvizjes #MeToo.

Clinton-i, i cili u shfaq në “The Late Show” për të promovuar romanin e ri, shkruar me James Patterson-in, pranoi se intervista e “Today” nuk ishte një nga orët e tij më të mira. Por më pas ai e zmadhoi në pjesën më të madhe atë që kishte thene.

“Kërkova ndjesë për familjen time, për Monica Lewinsky-n dhe familjen e saj, për popullin amerikan. Ishte e vërtetë atëherë ajo ndjesë, është e vërtetë tani”, tha Clinton-i. “Kam jetuar me pasojat, çdo ditë, që nga ajo kohë. Dhe unë ende besoj se kjo Lëvizje#MeToo është e nevojshme dhe duhet të mbështetet”.

Megjithatë, Colbert-i e vazhdoi me tej, duke i sjellë në vëmendje nëse Clinton-i e kuptoi me të vërtetë shkakun se përse gazetarët dhe aktivistët e Lëvizjes #MeToo mund të jenë të interesuar të rinvestigojnë sjelljen e tij.

“Duket sikur për shpirtin e Lëvizjes #MeToo nuk ka rëndësi se përpara sa kohësh ka ndodhur ngjarja; shembuj të burrave që nuk kanë treguar përgjegjshmëri në sjelljen e tyre – sidomos burrat në pushtet, me gratë e reja, ose njerëzit që punonin për ta – e denjë për t’u lexuar”, theksoi Colbert-i.” Më duket pesimist fakti që u ndjetë i fyer ngaqë u pyetët për këtë gjë, kur – me gjithë respektin, zotëri – sjellja juaj ishte shembulli më i famshëm që kam parë në gjithë jetën time; i një burri të fuqishëm, që abuzon seksualisht në vendin e punës. Dhe si i tillë nuk duhet të duket e habitshme që t’ju bëhet kjo pyetje. Pse ishit i habitur?”

Clinton-i u tërhoq duke thënë se ai kishte mirëpritur pyetje të ngjashme nga intervistues të tjerë se fundmi, por se linjën e pyetjes së Melvin-it e kishte ndjerë te padrejtë.

“Nuk më pëlqeu fakti që filloi me një pohim se në thelb unë nuk kisha kërkuar kurrë falje, sikur nuk isha përpjekur kurrë të përballesha me këtë gjë dhe sikur të mos kishte pasur asnjë përpjekje nga ana ime për ta pranuar përgjegjësine”, tha Clinton-i .

Colbert-i më pas e pyeti Clinton-in nëse e shqetësoi raporti i “The New York Times”-it ku shkruhej se kandidatët demokratë nuk po i drejtohen atij për ndihmë në zgjedhjet e këtij viti, për shkak të së shkuarës së tij jo fort të denjë me gratë.

Clinton-i e luajti mirë pjesën, duke thënë, “Do të isha mirënjohës po të qëndroja jashtë primareve.”

Përktheu: Arlinda Guma

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Feminizëm

Go to Top