NJË BOTË E PËRSOSUR-Xhevdet Bajraj
Një shqiponjë
fluturon në qiell në mënyrë të përsosur
dhe klith.
Një lepur vrapon në mënyrë të përsosur,
fshihet në një ferrë të vogël
të përsosur
dhe hesht.
Një ujk,
në mënyrë të përsosur ndjek një qengj,
e kafshon në fyt
dhe qengji, i cili në mënyrë të përsosur
është qengj,
vdes.
Një gomar, në mënyrë të përsosur
ec
dhe pëllet si gomar,
vetëm njeriu që vete pas tij
duket i humbur në rrugën e vet
dhe fatkeqësisht,
jo vetëm që duket,
por ai është i humbur
në mënyrë të përsosur.______
Shkëputur nga libri: “Me zemër në qese najloni“, Sh. B. “Armagedoni“, 2021
Dhoma e punës së Poetit-Jevrem Brković
Dhoma e punës së Poetit-Jevrem Brković Në BallkanPoeti ende s’guxon të ketë dhomë pune! Nga kënaqësi