Memorja e pemeve-Edvin Thomollari

in Letërsi/Tharm by

Memorja e pemëve-Edvin Thomollari

 

Pemët e kanë ruajtur në rrathë
ndërrimin e poleve magnetike.
Dyzet e tre mije vjet më parë
kanë ruajtur zjarret, tërmetet,
klimën e egër.
Kryengritjen e Spartakut dhe të Batos,
çarjen e madhe të Krishtërimit
dhe telefonatën e parë transatlantike.
E kanë ruajtur edhe ecejaken time në qytet
duke të kërkuar ty.
Kur ta çajnë trungun e një peme të vjetër,
kanë me më gjet mua sesi eci ndër rrathë,
duke të prit ty, në diellin që bie brenda librarive ditën e diel.
E ditë ‘tjera me luftu mërzitninë,
duke mësu gegnishten pas orarit te punës.
A thu ndër rrathë të trungjeve ruhen k’si gjanash?

2 Comments

  1. Shume e bukur kjo idea e memorjes se pemeve, keshtu kam menduar dhe une dikur per guret kur isha ne plazh. Se si mund te ishte ai vend ne krijimin e tij dhe kete gje mund ta mbejne mend vetem guret te cilet jan krijuar aty ne krijimin e ketij vendi. Polet magnetike gjithmone na tregojne ne gure sasine e grimcave magnetike dhe te polit nga ka ardhur. Dikur po degjoja nje kengetar Italian qe po fliste me shume nostalgji per skenen ku ai ishte rritur dhe ishte plakur, ai po protestonte ne rikonstruksionin e teatrit, sepse keto derrasa qe doni ju te shkepni kane memorje thonte kengetari . Me mbajne mend mua ne sfidat trishtimet deshtimet dhe triumfet ne kete skene .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top