Më ka zënë një plevit-Fernando Pessoa
Më ka zënë një plevit llahtari,
e çdokush e di mirë se një plevit
lë me pasoja krejt një gjithësi,
na armiqëson me jetën,
i sjell tështima dhe vetë metafizikës.
Gjithë ditën veç kam shfryrë hundët.
Koka më dhemb pas qejfit.
Ç’mjerim për një poet pa shumë rëndësi!
Sot jam vërtetë një poet krejt pa rëndësi.
Se ç’isha qëmoti, ish një dëshirë që tani e mori lumi.Lamtumirë, kryezanë!
Qenë diellorë kraht’ e tu, teksa unë eci këtu.
S’do ndihem më mirë, sa të shkoj e të shtrihem në shtratin tim.
Kurrë s’kam qenë mirë, veç kur shtrihesha në Gjithësi.Excusez un peu… medet, ç’plevit llahtari! Gjer në kockë!
Më duhet vërtetësi
dhe një aspirinë.Álvaro de Campos, 13.03.31
Përktheu: Edon Qesari
Sa shumë zota!-Fernando Pessoa
Sa shumë zota!-Fernando Pessoa Sa shumë zota! Janë si librat! – nuk lexon dot gjithçka,