Sa shumë zota!-Fernando Pessoa
Sa shumë zota!
Janë si librat! – nuk lexon dot gjithçka, kurrë s’do dish gjë.
Lum si kush ka veç një zot dhe atë e mban fshehtë.
Për çdo ditë besoj në gjëra të ndryshme
Ka raste kur besoj gjëra të ndryshme në po të njëjtën ditë
Dhe aq shumë do desha të isha çilimiu që tani përshkon
Rrugën që shfaqet nën dritaren time.
Ai po ha një ëmbëlsirë dy-lekëshe (është i varfër) pa shkak në dukje, a qëllim fundor
Shtazë e pa dobi, rritur mes kurrizorësh të tjerë
Dhe ia jep, nëpër dhëmbë, një kënge të pahijshme…
Shumë zota ka, vërtet…
Por gjithçka do t’ia jepja atij zoti që ma heq sysh atë çilimi.9-3-1930
Përktheu: Edon Qesari
Më ka zënë një plevit- Fernando Pessoa
Më ka zënë një plevit-Fernando Pessoa Më ka zënë një plevit llahtari, e çdokush e