Më fal e dashur! (Fragment)-Tasos Livadhitis

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Më fal e dashur! (Fragment)-Tasos Livadhitis

Dije të jepeshe e dashur.
Jepeshe e gjitha
dhe nuk mbaje për vete asgjë,
veç merakun a ishe dhënë e gjitha.
Gjithçka mund të bëhej në botë, e dashur,
atëherë kur më buzëqeshje.
Sepse para se të vije në jetën time,
kishe jetuar kohë në ëndrra, e dashur.
Por çfarë mund të thotë dikush…
Kur bota është kaq e shndritshme 
dhe sytë e tu kaq të mëdhenj.
Çastin më të vogël me ty,
jetova gjithë jetën time
Do të takohemi një ditë 
dhe atëherë gjithë mbrëmjet e gjithë këngët do të jenë tonat.
Do të doja të thërrisja emrin tënd, dashuri,
me gjithë fuqinë time.
Ta thërras kaq fort, e të mos flejë asnjë ëndërr në botë,
asnjë shpresë të mos vdesë.
Zot, sa e bukur ishte!
Si një pemë e ndriçuar një natë Krishtlindje të dikurshme.
Më fal, e dashur, që jetoja para se të të njihja!
Urrej sytë e mi, që më nuk pasqyrojnë buzëqeshjen tënde.
Do të të dëgjoj si një i verbër që qan,
duke dëgjuar nga larg tingujt e një feste të madhe.
Do të të kërkoj si i verbri që kërkon të gjejë dorezën e derës
në një shtëpi që mori zjarr.
Që të lindje ti dhe të të takoja unë,
për këtë u bë kjo botë…

Përktheu: Alma Braja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top