Duke pritur mbrëmjen-Tasos Livadhitis
Nuk di si, nuk di ku, nuk di kur, por netëve
dikush qan pas derës
dhe muzika është mikja jonë – dhe shpesh në gjumë
dëgjojmë hapa të mbyturish të vjetër ose
kalojnë në pasqyrë fytyra
që pamë dikur në ndonjë rrugë a dritare
dhe rivijnë me këmbëngulje
si një aromë nga rinia – e ardhmja është e panjohur
e shkuara enigmë
çasti i nxituar, i pashpjegueshëm.
Udhëtarët humbën në thellësi
të tjerë i mbajti përgjithmonë hëna
dyert natën hapen me lëngim
postierët harruan rrugën
dhe shpjegimi do të vijë një ditë
kur nuk do të duhet më asnjë shpjegimAh, sa trëndafilë në perëndim të diellit –
ç’dashuri Zot, ç’kënaqësi,
ç’ëndrra!
Le të shkojmë tani të dëlirësohemi në harresë.
Përktheu: Alma Braja
Më fal e dashur! (Fragment)-Tasos Livadhitis
Më fal e dashur! (Fragment)-Tasos Livadhitis Dije të jepeshe e dashur. Jepeshe e gjitha dhe nuk