Kur dëgjova se një burrë shteti i madh qenka sëmurë-Bertolt Brecht
Nëse njeriu i pazëvendësueshëm mrrolet
Dy perandori dridhen.
Nëse njeriu i pazëvendësueshëm vdes
Bota sheh rreth e qark si një nënë që ka mbetur pa qumësht për fëmijën e saj.
Nëse njeriu i pazëvendësueshëm do të kthehej sërish një javë pas vdekjes së tij
Në gjithë këtë vend nuk do të kishte më qoftë dhe një vend pune për të, as si roje i derës.
Përktheu: Arbër Zaimi
Motto-Betolt Brecht
Motto-Betolt Brecht Në kohërat e errëta A ka me pasë dhe këngë? Po, ka me pasë