In the mood for love-Edvin Thomollari
Ne u takuam të pasnesërmen e Hiroshimës,
përqafimi ynë ishte i shkurtër dhe i fortë,
siç janë haikut e tyre të famshëm.
Zgjodhem rrugën e qershive,
larg metrove, ku djemtë me kollare
janë shtrirë stolave, të shteruar nga nervat.
Zgjodhëm rrugën e qershive në pranverë,
larg qyteteve të së ardhmes, me jetën e tyre plotësisht numerike, pa adresë.
Zgjodhëm të pinim çaj kamomili,
doja të të tregoja kush isha,
me qelqet e thyera brenda,
larg djemve heroikë të rrjeteve sociale;
të kultivuar, të kuruar, e të tjera gjëra nga këto.
Po për buzët; buzët simetrike, çfarë do të thoshte Fibonaci*?
Duhet t’i puth, para se të vijë rrezatimi që duket në horizont!_______
Fibonaci – matematicien.

Identitet-Edvin Thomollari
Identitet-Edvin Thomollari Kalojnë përditë avionë gri, në qiellin gri, grija është klishe dhe gjithë klishetë