I vetëm-Maya Angelou
I shtrirë, bluaja në mendje
Natën mbrëma
Një strehë për shpirtin kërkoj qëkuri
Një vend ku uji s’ka etje
Dhe copë e bukës s’është prej guri
Një gjë ma mbushi mendjen
Dhe s’kam për të pasur tjetër
Askush
Jo, hiç askush
S’ia del mbanë i vetëm
I vetëm, fare i vetëm
Askush, hiç askush
S’ia del mbanë i vetëm
Ka të kamur sa më s’ka
Paratë u dalin tepër
S’u kënaqen kurrë gratë
Fëmijët u bëhen të egër
Paguajnë qimet e kokës
Të gjejnë ilaç për jetën
Askush
Jo, hiç askush
S’ia del mbanë i vetëm
I vetëm, fare i vetëm
Askush, hiç askush
S’ia del mbanë i vetëm
Po të ma vini veshin
Ua them mësimin e jetës
Re të zeza do të mblidhen
Stuhia do të bëjë të vetën
Do vuajmë mbi këtë tokë
Bashkë me të vërtetën
Askush
Jo, hiç askush
S’ia del mbanë i vetëm
I vetëm, fare i vetëm
Askush, hiç askush
S’ia del mbanë i vetëm
Përktheu: Granit Zela
Kur lisat e mëdhenj rrëzohen-Maya Angelou (1928 – 2014)
Kur lisat e mëdhenj rrëzohen-Maya Angelou (1928 – 2014) Kur lisat e mëdhenj rrëzohen shkëmbinjtë në