Kur lisat e mëdhenj rrëzohen-Maya Angelou (1928 – 2014)
Kur lisat e mëdhenj rrëzohen
shkëmbinjtë në kodra tunden vendit
luanët bëhen njësh me tokën
fushave oshëtima jehon
edhe elefantët nisin e kërkojnë
një vend ku të fusin kokën
Kur lisat e mëdhenj rrëzohen
në male
gjallesat e vogla nuk ndihen,
shqisat nga frika
e humbjes u mpihen
Kur njerëzit e mëdhenj vdesinajri përreth nesh nis të soset,
bëhet i thatë, mbytës
mezi marrim frymë me hope
sytë na shohin lëndimthi
gjithçka i la kësaj bote
kujtimet papritmas ia behin
shohim pas, gjejmë fjalë
të ngrohta që s’u thanë
asnjëherë
shëtitje që s’u bënë
në asnjë pranverë
Kur njerëz të mëdhenj vdesinqenësia jonë e lidhur fort
me ta, shembet.
shpirtrat tanë
kërkojnë burimin
e përhershëm
tani struken, vogëlohen,
mendjet tona
kanë marrë forcë
dhe fuqi prej tyre
tani janë në bosh
e s’ka njeri të na thotë
se duhet ta ndalim zemërimin
ndaj asaj shpelle të errët
të panjohur e të ftohtë
Dhe kur njerëzit e mëdhenj vdesin
pas njëfarë kohe paqja lulëzon,
pak e nga pak, përherë
ndryshe për secilin nga ne,
boshi mbushet me shkreptima
drithëruese jete, shqisat tona
nisin të reagojnë, por asgjë
kurrë s’do të jetë si më parë
na thonë ato.
por ata ishin, ata ishin. Prandaj
ka shpresë se ne mund jemi,
më të mirë. Po ka shpresë,
sepse ata ishin.
Perktheu: Granit Zela
I vetëm-Maya Angelou
I vetëm-Maya Angelou I shtrirë, bluaja në mendje Natën mbrëma Një strehë për shpirtin kërkoj qëkuri