Çdo ditë-Ingeborg Bachmann
Lufta nuk shpallet më,
por vazhdohet. E pabesueshmja
është bërë e përditshme. Heroi
u rri larg luftëtarëve. I dobëti
është dërguar në vatrat e zjarrit.
Uniforma e ditës është durimi,
Shprblimi i saj, ylli i mjerë
i shpresës në zemër.
Ajo jepet hua
kur asgjë më nuk ndodh,
kur zjarri i daulles heshton,
kur armiku është bërë i padukshëm
dhe hija e parzmores së përjetshme
mbulon qiellin.
Ajo jepet hua
për arratisjen prej flamujve,
për trimërinë përpara armikut,
për tradhëtinë e të fshehtave mizore
dhe mosrespektimin e ndonjë urdhri.
Pěrktheu: Smeralda Çaça

Vejusha e pamoralshme-Bertold Brecht
Bertold Brecht Gjyshja ime ishte shtatëdhjetë e dy vjeçe, kur vdiq gjyshi. Ai kishte një punishte