Sa shumë libra! I ke lexuar të gjithë?-Umberto Eco

in Letërsi by

Panairii i Librit, Torino, 2007

 Umberto Eco

Natyrisht, bibliofili, madje edhe ai që koleksionon libra bashkëkohorë, i ekspozohet kurthit të idiotit që një ditë i bujt në shtëpi, sheh të gjithë ata rafte dhe shqipton: “Sa shumë libra! I ke lexuar të gjithë?”

Përvoja e përditshme na tregon se kjo pyetje bëhet edhe nga njerëz me IQ më se të kënaqshme.

Përballë kësaj fyerjeje, për dijeninë time, ka tri përgjigje standarde:

E para, që e bllokon vizitorin dhe që ndërpret çdo lloj marrëdhënieje me të, është: “Nuk kam lexuar asnjë, përndryshe pse do t’i mbaja këtu?” Gjë që e kënaq këtë bujtës të bezisshëm dhe i jep ndjesinë e epërsisë, por nuk shoh pse duhet t’ia bëjmë atij këtë favor.

Përgjigjia e dytë e bën vizitorin e ngjitur të kaplohet nga një gjendje inferioriteti, dhe tingëllon pak a shumë kështu: “Më shumë, zotëri, shumë më tepër!”

E treta është një variant i së dytës dhe unë e përdor kur dua që vizitori të bjerë pre e një habie të dhimbshme. “Jo”, i them atij, “librat që kam lexuar tashmë i mbaj në universitet, këta janë ata që duhet të lexoj brenda javës që vjen”.

Duke patur parasysh që biblioteka ime ka pesëdhjetë mijë vëllime, ditëziu vetëm sa kërkon të përshpejtojë çastin e ndarjes me mua, duke përmendur kështu angazhime të papritura. Ajo që ky person ditëzi nuk di, është se biblioteka nuk është vetëm vendi i kujtesës tënde, ku ti mban atë që ke lexuar, por është vendi i kujtesës universale, ku një ditë, në një çast fatal, ti mund të kuptosh që të tjerë kanë lexuar para teje. Ёshtë një depozitë, ku gjithçka ngatërrohet dhe gjeneron marramendje, një kokteil i kujtesës erudite.

Përktheu: Arlinda Guma

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top