FLOKNAJA JOTE E PORTOKALLTË-Paul Eluard

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

FLOKNAJA JOTE E PORTOKALLTË-Paul Eluard

 

Floknaja jote e portokalltë në zbrazëtinë e botës
Në zbrazëtinë e qelqeve të rëndë prej heshtjes e prej hijes
Ku duart e mia të zhveshura kërkojnë gjithë pasqyrimet e tua.

Forma e zemrës sate është kimerike
Dhe dashuria jote i ngjan dëshirës sime të humbur.
O psherëtima të qelibarta, ëndrra, vështrime.

Por ti s’ke qenë gjithnjë me mua. Kujtesën
E kam ende të errësuar ngaqë të pashë të vije
E të ikje. Koha përdor fjalët si dashuria.

Përktheu: Alket Çani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top