Category archive

Tharm - page 85

Letërsi/Përkthim/Tharm

Për M./Bertold Brecht

Për M./Bertold Brecht Natën që ti s’erdhe s’më zuri gjumi por vajta tek dera shumë herë dhe binte shi, ndaj hyra sërish. S’e dija asokohe: ndërsa tani e di: ajo natë qe si gjithë netët në vijim, ti më s’erdhe dhe unë flija dhe thuajse më s’prisja por shkoja shpesh tek dera se atje binte… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Poezi Vertikale-Roberto Juarroz

Poezi Vertikale-Roberto Juarroz 52 Sot nuk bëra asgjë. Por brenda meje u bënë shumë gjëra.   Zogj që nuk ekzistojnë gjetën folenë e tyre. Hije që ndoshta ekzistojnë gjetën trupat e tyre. Fjalë që ekzistojnë rifituan heshtjen e tyre.   Të mos bërit asgjë e shpëton ndonjëherë ekuilibrin e botës, duke vendosur diçka që peshon… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Poezi vertikale-Roberto Juarroz

Poezi vertikale-Roberto Juarroz   Jemi kopja e një teksti që kurrë s’do të hidhet në të pastër. Me fjalë të fshira, të përsëritura, të shkruara keq e madje edhe me gabime ortografike. Me fjalë që presin, siç presin gjithë fjalët, por këtu të braktisura, dyfish të braktisura mes kufijsh të çrregullt dhe të ngurtë. E… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Tek Ura e Dragotit/Kujtim Drishti

Kujtim Drishti Ai pinte cigare dhe tregonte me zë të butë. Kishte shoqëruar në vitet 80-të një grup të çuditshëm turistësh italianë në Shqipëri. E filloi kështu rrëfimin: – Kur kaluan kufirin dhe u futën në tokën tonë ne u habitëm. Asnjë grua midis tyre. Asnjë vajzë. Shkurt, grupi i tyre nuk ndriste… – Sa… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Poezi Vertikale-Roberto Juarroz

Poezi Vertikale-Roberto Juarroz 17 Duhet të biem dhe s’mund të zgjedhim ku. Por ekziston një formë e erës mes flokëve, një pushim i çastshëm i goditjes, një kënd i krahut që mund ta përthyejmë ndërsa biem.   Është thjesht caku i një shenje, skaji i pamenduar i një mendimi. Por mjafton për të shmangur thellësinë… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Gjoni i madh VI-Erjon Papagjoni

Erjon Papagjoni Dy javë më vonë, pesë ditë pasi ishin kthyer nga ekspedita e radhës në ujërat e lumit përtej kurorës së maleve, të shtatë vëllezërit e të çnderuarës trokitën në derën e shtëpisë njëkatëshe në anën tjetër të Luginës, për të vënë në vend nderin e çjerrë të së motrës. Në të vërtetë ishin… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Copëz-ZAN PERRION

ZAN PERRION “Të gjithë burrave u tërheq vëmendjen një femër e zjarrtë që hyn në një sallë. Por, kur në sallë hyn një femër e bukur, u tërheq vëmendjen të gjitha grave (dhe pak burrave). Gratë, në mënyrë të fshehtë, admirojnë femrat e bukura. Nuk ka admirues më të mëdhenj se gratë ndaj femrave të… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Testament-Arjola Zadrima

Testament-Arjola Zadrima Ti vetëm lexo atë që s’them.  Kur t’i kem dhanë za, damarët jane ça e ka rrjedh mungesa jote.  Nuk i kam dy jetë ku mundet me hy krejt dielli i ksaj bote. Nëpër plasaritjet e kohës  rrezatojnë veç dromca dashnie t’përjetshme! Shkeputur nga vellimi me poezi: “Carpe Diem”, 2018 Keep Reading

1 83 84 85 86 87 91
Go to Top