Kur mendoj për ferrin-Bertolt Brecht
Kur mendoj për ferrin më kujtohet
Se vëllai im Shelley kujtonte se ky qe një vend
Shumë i ngjashëm me qytetin e Londrës. Unë
Që jetoj në Los Anxheles dhe jo në Londër
Kam kuptuar, duke menduar për ferrin, se prapë se prapë
Duhet të ngjasojë më shumë me Los Anxhelesin.
Edhe në ferr
Ka, dhe s’kam dyshim, kopshte të tilla luksoze
Me lule të mëdhaja sa një dru, të cilat sigurisht që vyshken
Atypëraty nëse nuk ujiten me ujë shumë të shtrenjtë. Dhe ka
Tregje pemësh
Me pirgje të mëdha pemësh, edhe pse ato s’kanë
As erë as shije. Dhe varganë të pambarimtë makinash
Më të lehta se vetë hijet e tyre, më të shpejta
Se mendimet çmendurake, vetura të shndritshme në të cilat
Njerëz që duken plot gaz vijnë prej kurrkundit dhe shkojnë
Kurrkund.
Dhe shtëpi, të ndërtuara për njerëz të lumtur, të cilat pra rrinë bosh
Edhe kur dikush banon në to.
Shtëpitë në ferr, po ashtu, nuk janë të gjitha të shëmtuara.
Por frika se mund të të flakin në rrugë
I ronit banorët e vilave hiç më pak se
Banorët e barakave në geto.
Përktheu: Arbër Zaimi

Sa me fat njeriu që nuk ka asgjë-Bertolt Brecht
Sa me fat njeriu që nuk ka asgjë-Bertolt Brecht Nga drama “Mëmë Kurajoja” Ju e