Category archive

Tharm - page 79

Letërsi/Përkthim/Tharm

PO DERDH SHI-PAOLA KLUG*

PO DERDH SHI-PAOLA KLUG (Meksikë, 1980) Mbi rrugë që nuk janë rrugët e mia, në një qytet, të një shteti, të një vendi të huaj, nën një çati që nuk është imja, e ulur në një kolltuk që s’më përket mua. Po derdh shi si qielli që nuk ka zot duke kujtuar male dhe ledhe,… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Një këshillë-Bertolt Brecht

Një këshillë-Bertolt Brecht  Ai që dua më tha se ka nevojë për mua. Prej kësaj kam më tepër kujdes për veten. Hap sytë ku hedh këmbën, dhe frikem se çdo pikë shiu mund të më vrasë. Përktheu: Miranda Içi Keep Reading

Letërsi/Tharm

Fragment-Martin Camaj

Fragment-Martin Camaj Niset për gurbet punëtori me një copë qiell në krah e krypë deti në kutia pishe. Në dorë mban një bahe e gur lumenjsh në gojë në vend të bukës. Rruga i zdrit përpara me gaca zjarrmi në s’y. Keep Reading

Letërsi/Tharm

Ishte fillim vjeshtë kur iku nëna-Miranda Içi

Ishte fillim vjeshtë kur iku nëna-Miranda Içi  Ishte fillim vjeshtë kur iku nëna Përmbysen me zhurmë prej asaj dite, gjithë enët e bakrit në kokën time. Nëna iku. Ikën me të, era e ftoit,  tava e sapodalë nga furra, veza e skuqur me një pikë vaj. Bukëvalja për ditëlindjen time në mars. Nëna iku. Mori… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Libri i paskajores-Granit Zela

Paskajorja bashkëpunon me armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, kërcënon qenien tonë si komb, është kundër pavarësisë tonë kombëtare, helmon gjuhën tonë amtare dhe lufton kundër drejtësisë shoqërore       Granit Zela Gjykata Popullore shpalli me bujë dënimin me vdekje të paskajores. Kjo përkoi me dënimin me vdekje të Pjetër Mëshkallës, dënim i cili qe ndryshe… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Ç’kuptim ka shtëpia? – Zhuljeta Grabocka Cina

Ç’kuptim ka shtëpia? – Zhuljeta Grabocka Cina Nuk është çatia e vetme nën kupolën e qiellit ku shtrohen çarçafët e bardhë të borës së dimrit, ku mbërrijnë të rënduara pikat e para të shiut, kur gjëmon e trandet prej shkreptimit zjarr-rrufe moti i marrosur fasadave, shkëmbinjve e shpirtit! Shtëpia nuk është pronë e ruajtur në… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Jam grua-Blerta Derhemi

Jam grua-Blerta Derhemi Jam dashuria stolisur mbi kuaj të bardhë, sythat e shpresës përkund në djepin e ëndrrës ,   Jam luftëtare e heshtur, dhimbjes i jap zë, me foshnjën e njomë mëkuar në gji, Botës i jap dritë me syrin e pagjumë,    Jam frymëmarrje e dehur netëve pa hënë, zinxhirët e heshtjes kërkëllijnë … Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Viva Vargas!-Woody Allen

Shënime të shkëputura nga ditari i një revolucionari   Woody Allen 3 Qershor: Rroftë Vargas! Sot morëm arratinë nëpër kodra. Të neveritur dhe të fyer nga shfrytëzimi nën të cilin lëngon vendi ynë i vogël për shkak të regjimit të korruptuar të Arrojos, dërguam Hulion në pallatin presidencial së bashku me listën me kërkesat dhe… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Vetmi-Frederik Rreshpja

Vetmi-Frederik Rreshpja   Nga doli kjo vetmi kështu? Më përpara nuk ishte Tani ngre mure Dhe mbi to pikon loti i hënës.   S’kam për t’i parë më drurët që bëhen shpirtra As pulëbardhat që vdesin ne horizont As xhadenë e pikëlluar ku baresin vrasësit e vdekur As liqenin, as erën e zezë dhe të… Keep Reading

1 77 78 79 80 81 91
Go to Top