DISA DUAN POEZINË-Wislawa Szymborska-Nobel 1996
Disa –
pra, jo të gjithë.
Madje as shumica e të gjithëve, përkundrazi.
Dhe pa llogaritur shkollat, ku është e detyrueshme,
si dhe poetët vetë,
i bie jo më shumë se dy në një mijë.
Duan –
por duan edhe gjellën me thjerrëza,
duan lëvdatat dhe ngjyrën e kaltër,
duan edhe shallin e vjetër,
duan të pranosh pikëpamjet e tyre,
duan të ledhatojnë qenin.
Poezinë –
por ç’të jetë, vallë, kjo poezia?
Kësaj pyetjeje iu dhanë
shumë përgjigje të paqëndrueshme.
As unë s’e di, nuk e di, dhe kapem fort pas saj
si pas ndonjë parmaku shpëtimtar.
Përktheu: Alket Çani

FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska
FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska Bota nuk është kurrë gatipër lindjen e një fëmije. Anijet tona ende