X-Nurie Emrullai
T’kam ble një ëndërr
në pazarin e Esmës.
Ma dha lirë
e m’premtoi se
është e bukur.Në pazarin e vjetërsinave,
mes krevatëve t’braktisur
prej lëkure të vërtetë,
karrigeve pa tavolina
dhe ca byzylykëve t’këputur,
që mbajnë erën e dikujt që se njohim.
Mes atyre gjërash
gjeta këtë ëndërr t’harruar.
Esma ma premtoi se:
Ajo qenka e paëndërruar më parë.
Pastaj, si të thuash,
Pas një pazari të gjatë…
Ajo ma shiti aq lirë, sa thuajse ma fali!Tani merre.
Sepse unë s’di ç’ta bëj.
S’do që të mbahet në duart e mia.
Më ka ngrënë shpirtin gjatë gjithë rrugës.
Duket, vendet e braktisura nuk i do.Merre, tani, është jotja!
Provoje, a të nxen?

Bosh!-Nurie Emrullai
Bosh!-Nurie Emrullai Para pasqyre, si para Zotit. Foli tani. Pyete. Tregoji për dhimbjet e tua.