Bosh!-Nurie Emrullai
Para pasqyre, si para Zotit.
Foli tani. Pyete.
Tregoji për dhimbjet e tua.
Tregoji për dashuritë e humbura. Njëra pas tjetrës, njëra pas tjetrës, të gjitha njësoj.
Tregoji për varfërinë tënde, të prindërve,
të njerëzve që të rrethojnë,
dhe pasi t’i tregosh thuaj:
Se paraja s’të bën të lumtur (e dimë të gjithë),
por nëse ai që rrinte në Rrugën e Romëve
do të kishte ngrënë sot në mëngjes,
tani do të ishte gjallë, me barkun plot.Po perëndia thotë: “Ai prapë s’do të ishte i lumtur!”
Tani mbylli sytë!
Pasi takove Zotin,
villi të gjithë njerëzit një nga një.
Villua hijet,
fjalët,
shikimet…Atë ngrohtësinë që mundohesh ta mbash
sa më thellë zemrës tënde, që të mos ftohet
dhe të ngjajë e vdekur në dorë.
Nxirri dhe thuaju:
Se i do.
X-Nurie Emrullai
X-Nurie Emrullai T’kam ble një ëndërr në pazarin e Esmës. Ma dha lirë e m’premtoi