Poezi nga Sueton Zhugri

in Letërsi/Tharm by

Poezi nga Sueton Zhugri


Kam ecur në ëndrrat e tua
me duar mbi flokët që tani
s’i kam më.
Kam mbjellë të kollura
siç mbillen dëshirat në arat e qiellit,
t’i kam fshirë me pëllëmbë qelqet e syve
e është zbuluar i pasqyruar
një det i largët, i humbur.
Kam fishkëllyer,
kam bërtitur si në një stadium, sa jam ngjirur,
por ti duhet të jesh e pamundur,
ndoshta e shurdhër, e verbër, ose duke
jetuar një botë përbri, ndarë me mure të tejdukshëm epilepsie…

Në ëndrrat e mia nuk të shoh më
si atëherë,
bashkështrënguar fort, një kolonë solide,
si të varrosur te tjetri.
Dhe s’mund të them më as dhe një fjalë,
as frymën më s’mund ta ndiej,
në ëndrrat e tua kam ecur
edhe këmbadorazi
duke tundur bishtin e një
tjetër jete.

1.11.2019

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top