SISTEMI/1-EDUARDO GALEANO
Funksionarët nuk funksionojnë.
Politikanët flasin, por nuk thonë gjë.
Votuesit votojnë, por nuk zgjedhin.
Në shkolla mësohet për të mos ditur.
Gjyqtarët dënojnë viktimat.
Ushtarakët luftojnë kundër bashkatdhetarëve të tyre.
Policia nuk lufton krimet, sepse është e angazhuar për t’i bërë ato.
Falimentimi po shoqërizohet, fitimi po privatizohet.
Më e lirë është paraja se njerëzit.
Njerëzit janë në shërbim të sendeve.
Përktheu: Bajram Karabolli
Poezi nga EDUARDO GALEANO
Poezi nga EDUARDO GALEANO Nga minjtë, mësuam të bëjmë tunele. Nga kastorët mësuam të bëjmë