Të kuptuarit-Bertolt Brecht
Mund të të dëgjoj tek thua:
Ky flet për Amerikën
Ky nuk merr vesh asgjë nga Amerika
Ky kurrë nuk ka qenë atje.
Por, besomë
Ti më kupton tërësisht kur unë flas për Amerikën
Dhe gjëja më e mirë e Amerikës është
Se e kuptojmë.
Një pllakë guri asiriane
Mund të jetë diçka që e kupton veç ti
(muhabet i vdekur, sigurisht)
Po a nuk duhet të mësojmë prej njerëzve
Që e kanë kuptuar se si
Ta bëjnë veten të kuptueshme?
Ty, zotnia im i dashur
Nuk të kupton askush
Por kushdo e kupton Nju Jorkun.
Po të them:
Këta njerëz e kuptojnë se ç’po bëjnë
Pra, janë të kuptueshëm.
Përktheu: Arbër Zaimi
Dhuna, shterpësia dhe një citim (3 vjersha të Brecht-it)-Bertolt Brecht
Dhuna, shterpësia dhe një citim (3 vjersha të Brecht-it)-Bertolt Brecht Mbi dhunën Lumi i rrëmbyer