Tag archive

Përktheu: Nilda Baxha - page 2

VIZIONI I JETËS SIME-Theodhoros Makris

VIZIONI I JETËS SIME-Theodhoros Makris Ikin ëndrrat, ikinNë një rrugë të gjatë, pambarim,Dikur fëmijë, djalë djeDhe sot burrë, të gjitha ikin. Histori gëzimi dhe trishtimiDhe koha ecën duke i marrë,Të shkuarat që jetova,Herë të vërteta, herë gënjeshtra. Oh, sa të ngatërruara në shpirtin timE kush mund t’i ndajë…Si lumë rrjedhin, padukshëmnë kujtesë kthehem dhe vështroj.… Keep Reading

A(rt)ktivizëm/Muzikë

NEO-NAZIZMI ËSHTË MANIFESTIMI I BISHËS QË KEMI BRENDA VETES/Manos Haxidhakis

Manos Haxidhakis Neo-nazizmi, fashizmi, racizmi dhe çdo veprim antihuman nuk vjen nga ideologjia e disave, nuk përmban ideologji dhe nuk sintetizon ideologji. Është manifestimi – shprehja e bishës, që ne të gjithë kemi brenda nesh, pa asnjë ndalesë gjatë rritjes së saj, atëherë kur rrethanat politike dhe sociale ndihmojnë dhe përforcojnë praninë e tij barbare… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

PRITJA-MENELAOS LUTERMI

PRITJA-MENELAOS LUTERMI   Të pres Mos pyet pse. Mos pyet përse pret ai Që nuk ka ç’të presë Dhe sërish pret. Mos ndaloi ndonjëherë? Është si të mos mundë të shohë më Si të mos mundë të shohë më qiellin Si të mos mundë të shpresojë më Si të mos mundë të jetojë më. Oh,… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Fletë kalendari-Tasos Livadhitis

Fletë kalendari-Tasos Livadhitis   Kush e di se çfarë do të ndodhë nesër,e kush mësoi se ç’ndodhi dje,vite të humbura atje….këtu, nëpër dhoma, nëpër trena,nëpër ëndrra.Por nganjëherë zëri i gruas në kohëperëndimi ngjasonme lamtumirën e një moshe që i vjen fundidhe ditët që të mungojnë, oh shkurti im, ndoshta na jepennë parajsë –Meditoj për hotelet… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

POEZIA-Aris Dhikteos

POEZIA-Aris Dhikteos   Ah ti, Poezi, që veshe dehjen tonë lakuriqe, kur kishim ftohtë dhe kur nuk kishim rrobë të vishnim, kur ëndërronim, sepse nuk ekzistonte një tjetër jetë për të jetuar, nuk do të ketë më re, ku të mund të endim meditimet tona; nuk do të ketë më trupa, ku të mund të… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

BAHÇJA E MOSMIRËNJOHJES-Kostas Kariotakis

BAHÇJA E MOSMIRËNJOHJES-Kostas Kariotakis   Do kultivoj më të bukurën lule. Në zemrat e njerëzve do mbjell Mosmirënjohjen. Të favorshme kushtet, i përshtashëm vendi. Era po i shqyen pemët. Në atmosferën e sëmurë, ngrihen gjarpërinjtë. Mendjet… punishte falsifikimi. Vepra përbindëshish primitivë kanë epruvetat. Dhe brenda në pyll me monstra, kërko të jetosh. Unë do kultivoj… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

NDOSHTA ËSHTË EDHE KËSHTU-Janis Ricos

Janis Ricos Me kalimin e viteve, miqtë dhe të njohurit largohen nga njëri – tjetri. Njerëzit bëhen më të komunikueshëm por më pak njerëzorë. Humbasin veçoritë e tyre, asetet e veçanta që i karakerizojnë dhe defektet e tyre pothuajse i nivelojnë. Miqësitë vyshken. Më e çuditshmja… sjellja e tyre me të tjerët. Kohët e fundit… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

MAJI-Thodhoris Cigeris

MAJI-Thodhoris Cigeris   Të jetosh çdo pranverë, sikur të jetë e fundit, çdo aromë e ardhur nga kopshti Eden, të nuhasësh gonxhet e frutave verore si ushqimi i mirëgatuar i nënës tënde. Të ecësh në kopshtet e lulëzuar dhe të thuash: – Kjo është jeta. Kaq bukuri dhe Ti, në mes të saj…   Përktheu:… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Dua-Nikos Kabadhias

Dua-Nikos Kabadhias   Dua gjithë të trishtushmen e botës. Sytë e trishtuar të njerëzve të sëmurë pemët e zhveshura dhe parqet shkretë qytetërimet e vdekura, vendet në errësirë. Udhëtarët e shkretë me një çantë që larg kërkojnë strehim, muzikantët e verbër plot zhurmë të udhëve, të varfrit, ata rrugaçët, ata që kanë uri. Vajzat e… Keep Reading

Go to Top