Tag archive

Përktheu: Alket Çani - page 4

MJELLMA-Charles Baudelaire

MJELLMA-Charles Baudelaire – Victor Hugo-it – I Të mendoj, Andromakë! Ky lumë kaq i pakët, Pasqyrë e trishtë e mjerane ku dikur përndriti E dhimbjes së vejanes madhështia e pamatë, Ky Simoid mashtrues që lotët e tu rritin, Ma mbarsi papandehur pjelloren kujtesë,Teksa ecja mespërmes Karuselit të ri.S’ka më Paris të vjetër (forma e një… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska

FILLIM HISTORIE-Wislawa Szymborska   Bota nuk është kurrë gatipër lindjen e një fëmije. Anijet tona ende nuk janë kthyer nga Vinlandi.Na duhet të kalojmë ngushticën e Shën Gotarit.Duhet t’u shpëtojmë rojeve në shkretëtirën e Tharit,të mbërrijmë përmes kanaleve në qendër të Varshavës,të gjejmë mënyrën për të takuar Mbret Harald Bullafiqin,dhe të presim rënien e ministrit… Keep Reading

Esé/Letërsi

Fragment nga libri “This craft of verse”/Jorge Luis Borges

Jorge Luis Borges «[…] Për aq sa më kujtohet, grekët nuk i përdornin shumë librat. Është fakt që shumica e mendimtarëve të njerëzimit nuk i janë drejtuar shkrimit, por fjalës. Mendoni për Pitagorën, për Krishtin, për Sokratin, për Budën etj. Dhe meqenëse përmenda Sokratin, do doja të thosha dy fjalë për Platonin. Më kujtohet që… Keep Reading

Esé/Letërsi

Nga Jorge Luis Borges

Jorge Luis Borges «[…] Në fillim, si gjithë të rinjtë, u përpoqa të maskohesha. Fillimisht po gaboja aq shumë saqë, në kohën kur lexoja Carlyle-in dhe Whitman-in, isha i bindur se e vetmja mënyrë për të shkruar prozë ishte ajo e Carlyle-it dhe e vetmja mënyrë për të shkruar vargje ishte ajo e Whitman-it. Në… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

LAMTUMIRË-Wang Wei

LAMTUMIRË-Wang Wei Ti zbrite nga kali. Unë të shtiva verë,Pastaj të pyeta për ku je nisur kështu.Ti zhgënjimin tënd më rrëfeve:Për dimërim po shkoje në Malet e Jugut. Nuk kam më pyetje për ty; udhë të mbarë! Horizontit pa fund shtrihen re të bardha. MUZG VJESHTE NË MAL Pas shiut të ri, në malin e… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Haiku satirikë (II)

Haiku satirikë (II)   ~•~ Turinjtë e bulldogutnuk ndryshojnëas kur është i gëzuar Megamimaru * Vetëm nga një shkrepëseerrësiradridhet Mannen * Sa herë që fryn eraai lëvdonlulet e kumbullës së fqinjit Anonime * Nën strehëdy burra numërojnë gratëqë lagen në shi Anonime * Të pjerdhëshs’ka asgjë për të qeshurkur jeton vetëm Anonime * Tifozëtmë të… Keep Reading

Letërsi

Nga Edmond Jabès

Nga Edmond Jabès   1912-1991) ••• Çdo portë ka si rojë një fjalë. (Fjalëkalim, fjalë magjike.) * Të flasësh për veten do të thotë gjithmonë t’i vësh pritë poezisë. * Ka qenie që, gjatë gjithë jetës, kanë mbetur njolla boje në fund të një fjalie të pambaruar. * Një ditë, poezia do t’u japë njerëzve… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

VENDI YNË-Janis Ricos

VENDI YNË-Janis Ricos   (1 maj 1909 – 11 nëntor 1990) U ngjitëm në kodër për të parë vendin tonë –ca troje të shkreta, gurë, ullinj.Vreshta që zbresin anës detit. Pranë parmendës,tymon një zjarr i mpakur. Me rrobat e gjyshit,kemi bërë një dordolec për të trembur galat. Ditët tona ndjekin udhën e tyre për pak… Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

LAMTUMIRË-Du Mu

LAMTUMIRË-Du Mu   (803-852) Dashuria që kishte dikurE ka braktisur.Po pimë për herën e funditKupën e krisur.Dhe buzën në gaz nuk e vëAs me pahir,Gjithçka përreth tani na lëNjë lamtumirë.Por në shandan, deri në ag,Qirinjtë sotDo qajnë me lotët që ajoS’i derdhi dot. Përktheu: Alket Çani Keep Reading

Letërsi/Përkthim/Tharm

Poezi nga Huang Tingjian

Poezi nga Huang Tingjian   1045-1105 Ku të ketë shkuar, vallë, kjo pranvera? Qetësi. Trishtim. Po si ta kërkosh, ku? Nëse dini gjë ku është fshehur pranvera, I thoni të kthehet e të rrijë këtu. S’ka lajm nga pranvera. Mos e patë gjë? Bengu mund ta dijë ku ta gjejmë pranverën. Po kush ta përkthejë… Keep Reading

1 2 3 4 5 6 17
Go to Top