LAMTUMIRË-Du Mu
(803-852)
Dashuria që kishte dikur
E ka braktisur.
Po pimë për herën e fundit
Kupën e krisur.
Dhe buzën në gaz nuk e vë
As me pahir,
Gjithçka përreth tani na lë
Një lamtumirë.
Por në shandan, deri në ag,
Qirinjtë sot
Do qajnë me lotët që ajo
S’i derdhi dot.Përktheu: Alket Çani

Nga Edmond Jabès
Nga Edmond Jabès 1912-1991) ••• Çdo portë ka si rojë një fjalë. (Fjalëkalim, fjalë magjike.)