EPITAF-Visar Zhiti
Ti po vdes
dhe brohoret
asgjë nuk po thua ti, populli im !
3- NË LIRINË TJETËR, JASHTË…
* * *
Kisha shkruar dikur: ku e gjeni ju kohën
për t’u urryer, kur jeta nuk mjafton
për dashurinë?
Dhe dua të shtoj tani: a mjafton vdekja
për të qetësuar dhimbjet e mëdha
e mallkimet që marrim në jetë?
Po vdekje s’ka, është jetë ndryshe. Dhe
unë kisha mërmëritur: Që loti yt të rrjedhë
në faqen time… Ndërsa dielli si një temjan
tundet për të larguar djallin,
që futet nëpër të plasurat
e ditës së njeriut…
* * *
Një dhimbje e madhe zbret nga lart
rrëshqet nëpër kryqin që bashkon
Qiellin me Tokën.
Një dhimbje… si ajo në trupin
e së Shenjtës Mari,
kur po lindëte Jezusin.
Dhe unë jam përballë kësaj dhimbjeje
si një tjetër kryq i gjallë,
teksa muzgu pëshpërit: Bir!
Vetëm kur je në kryq
mund t’i shohësh të tjerët nga lart.
Falënderoj gruan që tha:
dhe në kryq duhet të jesh i bukur!
…si ti, Bir im, Ati im!…
* * *
Si mund ta gdhendësh dritën?
Me ç’daltë apo me thonjtë e shpirtit
si një i burgosur?
Dua ta gdhend dritën,
dhe pas vdekjes,
por ajo më rrjedh ndër duar si uji,
si koha, si dëshirat e pendimet,
si gjaku…
Mos u mundo, është e kotë,
lëre dritën të të gdhendë ty
duke i lënë gjërat e tepërta në terr,
zëre se t’i ka hequr.
Mbetsh ai që do e që duhesh! Amen!
Romë, 26.06.2016
SHI NATE NË CHICAGO, I BUKUR, I DHEMBSHUR… Visar Zhiti
SHI NATE NË CHICAGO,I BUKUR, I DHEMBSHUR… Visar Zhiti Shi nate në Chicago,i bukur, i dhembshur,rrugëve