Poezi nga Huang Tingjian
1045-1105
Ku të ketë shkuar, vallë, kjo pranvera?
Qetësi. Trishtim. Po si ta kërkosh, ku?
Nëse dini gjë ku është fshehur pranvera,
I thoni të kthehet e të rrijë këtu.
S’ka lajm nga pranvera. Mos e patë gjë?
Bengu mund ta dijë ku ta gjejmë pranverën.
Po kush ta përkthejë atë që thotë zogu?
Mbi pemë këndon e fluturon me erën.
Përktheu: Alket Çani

Nga Edmond Jabès
Nga Edmond Jabès 1912-1991) ••• Çdo portë ka si rojë një fjalë. (Fjalëkalim, fjalë magjike.)