Tag archive

Frederik Rreshpja - page 3

Vetmi-Frederik Rreshpja

Vetmi-Frederik Rreshpja   Nga doli kjo vetmi kështu? Më përpara nuk ishte Tani ngre mure Dhe mbi to pikon loti i hënës.   S’kam për t’i parë më drurët që bëhen shpirtra As pulëbardhat që vdesin ne horizont As xhadenë e pikëlluar ku baresin vrasësit e vdekur As liqenin, as erën e zezë dhe të… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Kur vdesin hënëzat-Frederik Rreshpja

Kur vdesin hënëzat-Frederik Rreshpja   Xhindi i vogël i përrallës Hedh yje në pellgun e hijeve. Te dritarja e gjetheve pashë Hënën e shuar nga shiu   Kur vdesin hënëzat, kur vdesin yjet Jam si dikur fëmijë i dhembshur. Qëllon që qaj i vetmuar Mbi dritën e duarve të hënës   Qëllon që qaj edhe… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Shqiponja-Frederik Rreshpja

Shqiponja-Frederik Rreshpja Një avion ikën diku dhe zogu suprem Vështron me përbuzje shpirtin prej duralumini Që rënkon nga një dhembje metalike. Qetësohu avion i lashtë i rapsodive! Është ndarja njerëzore që ulërin qiejve. Ndjekur nga kavaleria e shirave. Keep Reading

Letërsi/Tharm

Sidoqoftë-Frederik Rreshpja

Sidoqoftë-Frederik Rreshpja Sidoqoftë ky mëngjes do të më vdesë ndër duar, Sidoqoftë njerëzit do të shpikin disi një mëngjes, Ashtu siç kanë sbpikur detet, yjet, shiun, Dhe shumë gjëra që nuk ekzistojnë… Nata është hija jote, Që ti nuk arrite dot ta mbledhësh ende, Sidoqoftë unë mund të shkruaj lirika moderne, Por tani është tepër… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Gjithmonë-Frederik Rreshpja

Gjithmonë-Frederik Rreshpja Është gjithmonë një trëndafil, ndoshta edhe prej reje, ose i bërë nga zëri im. Është gjithmonë një yll që fle e gdhihet te dritarja ime Dhe një zog që ikën nga kafazi i qiellit, Është edhe hija jote ngjyrëgri që lulëzon. Hija jote gjithmonë më ka kujtuar Ngjyrën e aeroporteve braktisur nga avionët.… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Fëmijëri-Frederik Rreshpja

Fëmijëri-Frederik Rreshpja Çeli trëndafili i kuq te porta në mëngjes, Si vetëtimë. Erdhi dikur një vajzë me shall të kuq e trokiti te porta. Tani nuk jam më i ri dhe ngjyrat i ngatërroj, Ndoshta ky është një trëndafil i bardhë, Ndofta ky është një trëndafil blu. Megjithatë e di: erdhi një trëndafil me shall,… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Pastel-Frederik Rreshpja

Pastel-Frederik Rreshpja Ra një sorkadhe me kryqin e një vetëtime te koka. Dalëngadalë u tret te qimiteri i shirave. Vijnë dimrat dhe hanë stinët Vetëm një dhembje klith ende mbi shkëmbinjtë. Keep Reading

Letërsi/Tharm

Baladë-Frederik Rreshpja

Baladë-Frederik Rreshpja Ikën notari i vetmuar nëpër lumë Asnjëri nuk e kupton që s’është më në jetë U buzëqesh të gjithëve se buzëqeshja s’i ka vdekur ende  As bukuria ende s’i ka vdekur. Të gjithë çuditen sa i bukur është. Keep Reading

Letërsi

Një skandal letrar/Gazmend Krasniqi

Gazmend Krasniqi Pashë se njëri ndër poetët më të njohur arbëreshë të sotëm, me dashamirësinë për të promovuar  letërsinë e vendit të origjinës, paraqiste në rrjetet sociale një poezi të Rreshpjes, të përkthyer në italisht dhe të vendosur në faqet kulturore të atij vendi, por poezia nuk qe e poetit në fjalë. Arrita të komunikoj… Keep Reading

Letërsi/Tharm

Lulkuqet-Frederik Rreshpja

Lulkuqet-Frederik Rreshpja A janë plagë ato mes grurit, A ndonjë dhembje e pakuptueshme e planetit Që del herë pas here mes arës me grurë? Se vjen një kohë Kur dhe lulet bëhen plagë në ajër. Foto nga Ardian Fezollari Keep Reading

Go to Top