Sidoqoftë-Frederik Rreshpja
Sidoqoftë ky mëngjes do të më vdesë ndër duar,
Sidoqoftë njerëzit do të shpikin disi një mëngjes,
Ashtu siç kanë sbpikur detet, yjet, shiun,
Dhe shumë gjëra që nuk ekzistojnë…Nata është hija jote,
Që ti nuk arrite dot ta mbledhësh ende,Sidoqoftë unë mund të shkruaj lirika moderne,
Por tani është tepër vonë të shpik gjëra që nuk ekzistojnë,
Si përshembull lumturia,
Apo fëmijë të bukur, shira lulesh e gjëra të tilla,
Për të cilat Zanafilla fajëson perëndinë.
Nënës-Frederik Rreshpja
Nënës-Frederik Rreshpja Nëna ime dhembje e pashuar,Ka kaq vjet që rri në dhé të zi,Edhe