Vetmi-Frederik Rreshpja
Nga doli kjo vetmi kështu? Më përpara nuk ishte
Tani ngre mure
Dhe mbi to pikon loti i hënës.
S’kam për t’i parë më drurët që bëhen shpirtra
As pulëbardhat që vdesin ne horizont
As xhadenë e pikëlluar ku baresin vrasësit e vdekur
As liqenin, as erën e zezë dhe të heshtur të muzgut
Kudo vetmia ka ngritur muret e saj.
Nga doli kjo vetmi kështu? Më përpara nuk ishte
S‘kam për ta parë më këtë qytet me kalldrëmet e vjetra
Ngrënë nga patkonjtë e legjendave,
as kështjellën e ngritur mbi sytë e një gruaje,
As minaret e holla si klithma,
As të gjallët dhe as të vdekurit.

Vdekja e Lorës-Frederik Rreshpja
Vdekja e Lorës -Frederik Rreshpja Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër,gati për përjetësi.