Profesionisti-Edvin Thomollari

in Letërsi/Tharm by

Profesionisti-Edvin Thomollari

 

Ndjek temat e ditës,
për shembull; ke disa pulovra me motive Krishtlindjesh…
Të dielën nxjerr për shëtitje labradorin, sigurisht, i sterilizuar dhe simpatik…
Bën palestër herët në mëngjes,
dhe shkon në punë me energjinë që të jep endorfina e sapoçliruar.
Jetëshkrimi yt është minimalist;
vetëm projektet e medha,
fillimet e mundimshme dhe të parëndësishme nuk përmenden.
Beson te liria jote dhe e tjetrit,
prandaj të dashurën e takon vetëm tre herë në javë.
Gjuhën e nënës e ke zëvendësuar me terminologji terminatorësh profesionistë
dhe disa keyworde i përdor në anglisht.
Deklaron botërisht që e do punën
dhe që je vazhdimisht në kërkim të sfidave të reja,
respekton kolegët, hierarkinë, kompaninë,
rri larg njerëzve toksikë, si për shembull; larg atyre që ankohen për kushtet e punës,
je higjenik,
i ndjeshëm ndaj ngrohjes globale dhe përçmon ata qe nuk kujdesen për ambientin.
Kursen letrën, përdor e-mailin, nuk printon faturën në bankomat, etj.,
këto ua këshillon edhe të tjerëve,
je me shkencën,
edhe pse me bisht të syrit kënaqesh me fjalët pozitive të horoskopit,
rrethin e shokëve e ke zëvendësuar me një rrjet kontaktesh,
i mban dhe i zgjeron,
kualifikohesh, rikualifikohesh, përshtatesh,
përqafon ndryshimin me pathos Napoleonian,
vishesh, dukesh, flet si profesionist,
rrotullohesh çdo ditë rreth aksit të botës,
atij aksi të botës që e ka emrin dhimbje…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top