Poezi nga Jamarbër Marko
Ata të thyen më dysh
Unë t’i bashkova me kujdes pjesët.
Ata të copëtuan e të shpërndanë në botë
Unë jetova shumë jetë
I gjeta copat dhe të ngrita përsëri.
Ata të shtypën e të bënë pluhur
Dhe era e ftohtë e kënaqësive të tyre
Të shpërndau kudo.
Unë pagova jetën
Mblodha pluhurin
E zbuta dhembjen
Dhe formova përsëri atë ç’ka ishe ti.
Ti dole në rrugën e madhe
E ne nuk u pamë
Asnjëherë më.
Vendit tim pa dashje-Jamarbër Marko
Vendit tim pa dashje-Jamarbër Marko Ej ju Ku e keni futur Ana Kareninën? Marr me