Pa tituj-Jamarbër Marko

in Letërsi/Tharm by

E fshehta
 

Më e bukura, më e mira, më e dashura,
Hyjnë nga njëra zemër në tjetrën
Dhe treten larg në detin e heshtjes
Ndërsa ti pa u kuptuar
Hyn në të gjitha zemrat njëkohësisht

***

E patitulluar

Isha kurioz për të parë
Dhe pashë
Pastaj u pendova
Dhe pashë përsëri

***

E patitulluar

Shtatë lule të thara
Me mbretërit, ushtarët, kristalet dhe pluhurin
Kukullat me duart, ngjashmërinë dhe kohën
Një mace e vogël me sytë, lodrat
mustaqet dhe gjuhën që shijon
Dhe ti.
Një vijë uji që mund ta kalojë kushdo
Dhe unë.
Që s’e kaloj, se s’kam ku shkoj.

***

E patitulluar

Për të mbyllur në shtëpi
Duhen dyert dhe qielli pa ngjyrë.
Për të mbyllur në dhomë
Duhen librat, duart dhe shqetësimi.
Për të mbyllur brenda zërit tënd
Duhen vitet, buzëqeshjet dhe mërzitja.
Për të të mbyllur brenda asaj që shikon
Nuk do të mjaftonte kuptimi i jetës.

***

“Filluan të prishnin kisha
Unë e pash zotin
Punonte bashkë me ta
Ata u ulën të pushonin
Edhe zoti bashkë me ta
Ata folën për njerëzit e vdekur
Dhe zoti u largua
I trembur:
– Pse paska vdekje edhe në botën e njerëzve”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top