Përqafim-Merita Paparisto
Përqafimi është një gjë e thjeshtë
me krahë të mbështjellë
në shpatullat e tjetrit,
ka fijet e brinjëve
të mbivendosura mbi njëra-tjetrën,
ka një zjarr të vogël që merr frymë
në oxhak të kraharorit…
dhe asgjë më…Gropëza midis qafës dhe supit
është lugina e vogël e mallit,
ku koka lëshohet e papushtetshme,
prehër i kujtimeve të ëmbla
mbledhur në hojet e kohës së shkuar.Dorëzohu në përqafim dhe do të shohësh,
që një shkurrëzë trëndafili e egër
do të mbijë në gropëz të mallit.

GJURI I JANARIT-Arben Velo
GJURI I JANARIT-Arben Velo Gjuri i nënës sime,është janar,theu kockat,në oborrin ku rreh dielli.Nga flokët e