Gjithmonë-Frederik Rreshpja
Gjithmonë-Frederik Rreshpja Është gjithmonë një trëndafil, ndoshta edhe prej reje, ose i bërë nga zëri im. Është gjithmonë një yll që fle e gdhihet te dritarja ime Dhe një zog që ikën nga kafazi i qiellit, Është edhe hija jote ngjyrëgri që lulëzon. Hija jote gjithmonë më ka kujtuar Ngjyrën e aeroporteve braktisur nga avionët.… … Keep Reading
Qyteti i mureve/Një dokumentar nga Eneos Çarka mbi artin dhe pushtetin
“Qyteti i mureve” titullohet ky dokumentar mbi artin dhe pushtetin… Autori i tij është Eneos Çarka, student në Akademinë e Arteve. E kam parë tre herë ketë dokumentar, sepse është i rrallë në llojin e tij dhe sepse ngre disa problematika për të cilat kjo shoqëri e trembur ka zakon të heshtë. Autori nuk mban… … Keep Reading
Gjoni i madh IV-Erjon Papagjoni
Erjon Papagjoni Heroit tonë nuk i hahej e nuk i pihej, nuk i flihej. Diçka i shtrëngonte kokën, gjoksin, shpatullat, e mundonte dhe s’e linte të flinte. Kishte raste që dilte natën në pyll dhe ecte tutje-tëhu, duke trazuar flokët me të dyja duart, si një somnambul nën pushtetin e ëndrrave të tij. Iu shfaqën… … Keep Reading
Gjithçka është gati-Alain Bosquet
Gjithçka është gati-Alain Bosquet Besoj se gjithçka është gati. Muret e paradhomës me gëlqere i leva. Telefonin e shkëputa. Dhe shportën e boshatisa: letra dashurie, romane të braktisura fatura… Thirra ca miq e u thashë: Merrini ju lutem; gramafonin, disqet, abazhuret. Fëmijëve që kalonin u hodha nga ballkoni poemat e mia të fundit. Njëri… … Keep Reading
Fëmijëri-Frederik Rreshpja
Fëmijëri-Frederik Rreshpja Çeli trëndafili i kuq te porta në mëngjes, Si vetëtimë. Erdhi dikur një vajzë me shall të kuq e trokiti te porta. Tani nuk jam më i ri dhe ngjyrat i ngatërroj, Ndoshta ky është një trëndafil i bardhë, Ndofta ky është një trëndafil blu. Megjithatë e di: erdhi një trëndafil me shall,… … Keep Reading
Paskuintat e filmit “La Dolce Vita”
La Dolce Vita-Frederico Fellini Më 19 Prill të vitit 1961 u shfaq në kinematë amerikane kryevepra e Federico Fellini-t-“La Dolce Vita”. Filmi u shndërrua në një fenomen; ai ishte shfaqur në Itali në muajin Shkurt dhe ishte dënuar menjëherë nga Kisha Katolike (ishte tërësisht i ndaluar në Spanjë deri në vitin 1975) por fitoi “Palme… … Keep Reading
Gjoni i madh III-Erjon Papagjoni
Gjoni i madh-Erjon Papagjoni Si çdo të diel, Mamuthi ngarkoi tre mushkat me dru, por ndryshe nga gjithë të dielat e tjera mori rrugicën që të zbriste në sheshin e rrëmujshëm në qendër të fshatit. Përkohësisht tregu ishte zhvendosur aty pasi në tregun e lagjes së tij kishte patur shkarje dheu. Në sheshin ku zhvillohej… … Keep Reading
Pastel-Frederik Rreshpja
Pastel-Frederik Rreshpja Ra një sorkadhe me kryqin e një vetëtime te koka. Dalëngadalë u tret te qimiteri i shirave. Vijnë dimrat dhe hanë stinët Vetëm një dhembje klith ende mbi shkëmbinjtë. … Keep Reading
Një Mbrëmje Zbulimesh/Edlira Aleksi Bragjini
Nga Manuali i Emigrantit Edlira Aleksi Bragjini Ishte mbrëmja e prezantimit të modelit “Wraith”, të Rolls Royce, një mbremje galá për të cilën siç morëm vesh më vonë, ishin harxhuar rreth $100,000. Përmes xhamave të lartë të sallonit të madh të kompanisë dritë-hijet e rrugës binin mbi hollin e gjerë që ishte përmbytur me njerëz… … Keep Reading