Pa më thuaj, ç’është një poet!-Alain Bosquet

in Letërsi/Tharm by

Pa më thuaj, ç’është një poet!-Alain Bosquet

– Pa më thuaj, ç’është një poet!

– Pa më thuaj, ç’duhet një poet?

– Ai i zëvendëson qentë me likornat*.

– Pa më thuaj, a nuk paska talente të tjerë?

– Ai u çon ëndrrën atyre që nuk guxojnë të ëndërrojnë.

– Thuaj pra, a ka ndonjë vlerë kjo?

– Kur do, ai bind dhe kometat të ndalojnë disa çaste tek ju.

– Pra ai prishka qetësinë.

– Jo më shumë se fluturimi i një brumbulli, jo më shumë se pak dëborë mbi supe.

– Thuaj atëherë që është i mirë për çmendi.

– Ai do ta shndrronte atë në një pallat kristali me një mijë lloj muzikash.

– Thuaj pra që poeti duhet çuar në një varr të përbashkët.

– Kështu dhjetori do të zgjasë gjer në fund të qershorit.

____

(“Likornë”(Licorne)- kafshë përrallore)

Përktheu: Luan Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top