Nëse vendos të dashurohesh me mua-Alda Merini

in Letërsi/Përkthim/Tharm by

Nëse vendos të dashurohesh me mua-Alda Merini

 

Nëse vendos të dashurohesh me mua,

merri anët e mia të errëta e mbushi me dritë.

 

Nëse vendos të dashurohesh me mua,

mbaj mbi shpatullat e tua lotët e mi.

Ashtu do të bëj edhe unë,

dhe çdo gjë do të peshojë më pak.

 

Nëse vendos të dashurohesh me mua,

merr guximin me katër duar  e më trego për veten,

edhe nëse mendon se nuk ke gjë për të më thënë.

 

Nëse vendos të dashurohesh me mua,

merri dobësitë e mia dhe m’i kthe në forcë.

 

Nëse vendos të dashurohesh me mua,

mos ndërro krah në shtrat pa më parë,

përgjumur me mua.

 

Nëse vendos të dashurohesh me mua,

mos më jep prova dashurie,

provo të rrish me mua.

 

Nëse vendos të dashurohesh me mua,

ma thuaj që më do,

vetëm kur e ndjen më shumë se çdo gjë në botë.

 

Nëse vendos të dashurohesh me mua,

mos më thuaj se ç’duhet të besoj,

por më thuaj se duhet të besoj në diçka.

 

Nëse vendos të dashurohesh me mua,

mbaj ndërmend vështrimet e mia,

dhe jo të gjitha fjalët që të them.

 

Nëse vendos të dashurohesh me mua,

më merr të kërcejmë,

edhe nëse s’ka muzikë.

 

Përktheu: Blerina Berberi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Go to Top