Më parë-Sueton Zhugri
Ditët i kemi jetuar edhe më parë.
Mbrëmjet i kemi shkoqur si arra të pjekura
yjet vizatuar me gjakun e lulëkuqeve
Me parmendën e ëndrrave shkriftëruar etjet.
I kemi jetuar edhe më parë ditët,
edhe më parë e kemi hapur kafazin e kraharorit dhe zbuluar
në fundin e mushkërive nga një gur të thjeshtë
Jemi munduar ta prekim atë gur, ta gërryejmë, ta shkulim
si guackat e rënda nga tabani i detit me zhytje
si njollat e yjeve të shuar në kupën qiellore
ledhatohen me vështrime dhe gishtërinj
I kemi jetuar edhe më parë ditët.
Më parë
meje dhe teje.
Do t’i jetojmë ndoshta
edhe më pas
ashtu si ditët jetohen,
jashtë hipnoze,
me peshën e gurëve në taban
që një mëngjes do të ndihen
çuditërisht më të lehtë.2016
Foto: © thorben.ecke
Ëndërr kartoni në çift a tek -Sueton Zhugri
Ëndërr kartoni në çift a tek -Sueton Zhugri Im gjysh me shaka thoshte: “I dinim ëndrrat