Mbrujtje dashurie-Petraq Risto
Duke më grushtuar lehtë si amvisa brumin: kështu e shprehte gëzimin
Pastaj i hapte grushtet e vegjël me bujën e petaleve
Dhe unë qeshja e qeshja me zë.
Dhe diçka e turbullut lëvizte brenda meje, mbase mjegulla e një parandjenje
Trembesha se mos ikte para kohe.
Dashuria ime e fshehtë, krijesë eterike, skelet i mbushur me mish ëndrre
Çdo prekje përcillte energji aq sa digjesha, digjesha
A thua isha njeriu – qiri.
Ajo kishte hapa të lehtë japonezkeje në dhomën e çajit
Dhe rrotull nesh, mes nesh e brenda nesh nuk kishte mure
Ngado kullonte drita e hënës me një ndjenjë faji
Dhe në gjoks ndieja mbrujtjen e dashurisë me grushte…
Libraria Barnes Noble, World Trade Center, 29 shtator, 2019
Sylvia Plath në seanca elektroshoku:
Sylvia Plath në seanca elektroshoku-Petraq Risto 1.Anglia – anije më kalon mespërmes: ndahem dhe bashkohem