Mars me mërmërima-Anita Zela

in Letërsi/Tharm by

   Anita Zela

Kishin çelur kumbullat me ato lulet e vogla shpuzë dhe petalet e brishta sa një puhi fluturash. Kishin çelur kajsitë me ngjyra si të nuseve. Lulethanat shpërndanin pluhur ari e cicërima. Asgjë nuk bleronte, por kishte shumë lule nëpër pemë e shumë petale nëpër tokë. Dheu i ri i ngopur nga uji i borës shtriqej e shkërrmoqej me Marsin. Rrugë të zbrazura. Përrenj të harlisur kristal shijonin melodinë me krahë e sqepa zogjsh të shpupurisur. Kishte shumë diell. Lindte herët e e ngrihej i madh mbi kreshtat e maleve ende me borë. Hidhte rrezet mbi qytete të shurdhët e rrugë të mpira dhe qeshte. Kishte diell mbi dheun e saponxjerrë nga gropat…. Kishte hënë. Ironike e të plotë sa një top i madh e i bardhë. Nuk luanin fëmijë me të. Nuk bënin poezi poetët e as pikëlloheshin të dashuruarit. Vetëm yjet fshiheshin pas saj e mendoheshin akoma për numrin e tyre dhe të statujave…  Deti kthehej të lante gurët e bregut e i mbante për vete guaskat. Toka kishte ende shumë gurë që lëmoheshin me mërmërimën e këngës së vdekjes…

Mars, 2020

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top