AUTOPSIKOGRAFI-Fernando Pessoa
Poeti është një shtiracak.
Shtiret aq përsosmërisht
Saqë bën sikur është dhembje
Dhembja që ndien realisht.Dhe ata që i lexojnë
Shkrimet e tij ndiejnë vërtet
Jo dy dhembjet që ka poeti,
Por veç atë që s’kanë vetë.Kështu, duke rrokur arsyen,
Mbi shinat rrethore ecën
Treni i vogël me susta
Që e kanë quajtur zemër.Përktheu: Alket Çani

PËRBALLË DËBORËS-Du Fu
PËRBALLË DËBORËS-Du Fu 712-770) Për luftën kanë zënë të qahen Të vdekurit e vonë në