Letër një shkrimtari të ri me talent-William Saroyan

in Letërsi by

William Saroyan            

Së pari, harro faktin se ti je shkrimtar i pabotuar. Shihe veten si shkrimtari i vetëm në këtë botë. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk është krenari, nuk është egoizëm, por thjesht pikëpamje e domosdoshme për një shkrimtar serioz. Duhet të besosh se je i vetmi ndër të gjithë shkrimtarët e botës që janë duke shkruar histori për të gjallët. Kujtohu që të jesh së brendshmi i qetë. Kujtohu të shohësh të gjitha ç‘ka jeta, të mirën dhe të keqen, më një sy të pastër, vështrim të përkorë. Kujtohu të jesh pjesë e botës më një zemër të pastër. Kujtohu të jesh i qeshur. Kujtohu të jesh bujar. Dhe mandej kujtohu që tek ajo që është më tragjikja gjithmonë ka diçka komike, dhe te ajo që është më e keqja, gijthmonë ka jo pak mirësi. Kujtohu që t’i bashkosh në veprën tënde, të dyja skajet: njërën dhe tjetrën anë. Dhe kujtohu të qeshësh…

Unë dua që të shkruash në një mënyrë që s’ka shkruar askush më parë. Çdo shkrimtar që është i tillë mund ta bëjë këtë. Ti ke një gjuhë të re brenda teje. Ndoshta akoma nuk është zhvilluar, po do të zhvillohet nëse bën nisjen e duhur. Nëse nuk bën nisjen e duhur kurrë nuk do të mundesh të shkruash. Do të të kritikojnë si i ndikuar prej të tjerëve, dhe ky do të jetë fundi yt. Nëse ata e bëjnë këtë për tregimet dhe librin tënd të parë, nuk do të mund të çlirohesh ndonjëherë prej gjykimit të tyre. Rruga për të mos shkruar si askush para teje është të shkosh tek bota vetë, tek jeta vetë, tek shqisat e trupit të gjallë, dhe të përkthesh në mënyrën tënde atë ç‘ka sheh, nuhat, shijon, ndjen, imagjinon, ëndërron dhe bën. Të përkthesh sendet, ose veprimin, ose mendimin, gjendjen shpirtërore në gjuhën tënde. Unë dua që ti të bësh nisjen e duhur sepse, nëse bën nisjen e duhur, kurrgjë në botë s’mundet me të ndalue…

Nuk po tregohem i butë gjatë shkrimit të kësaj letre, dhe nuk dua që të më jesh mirënjohës. Nuk dua që të duket sikur po të jap kurajo… Ti nuk mund të ndihesh borxhli kundrejt ndokujt dhe të jesh një shkrimtar i madh. Të duhet të jesh pak i pasjellshëm për sa i përket kësaj pune, pak hidhërak, dhe njëherësh po aq bujar dhe tolerant. Nuk do tregohesh bujar ndaj ndonjërit në veçanti, por ndaj idesë, ndaj idesë abstrakte: gjithëçka bën, ti e bën për vete, jo për ndokënd. Për të jetuar. Të duhet me qenë egoist. Kjo nuk është për të ardhur keq: ka të bëjë me çfarë dhe si do të shkruash.

…Pasi ta lexosh këtë letër dua që ti të zgjohesh dhe të gogësish, mandej të bësh një shëtitje dhe t’i thuash vetes: -Në djall çfarë thotë ai, – dhe – Në djall shkofshin të gjithë, ngase vetëm atëherë do të mundesh me fillue…

Unë nuk mund të vendos nëse ti duhet apo jo të shkruash, porse në pastë ndonjë gjë në botë; lufta, murtaja, ose zia e bukës, uria personale, ose çfarëdolloj gjëje që mund të të pengojë të shkruash, atëherë mos shkruaj, nuk duhet të duash të shkruash, harroje këtë. Ji një nëpunës i ndershëm, shko në kinema, shih ëndrra, dhe fli si të gjithë njerëzit, sepse  nëse ka ndonjë gjë që fillon të të pengojë të shkruash, ti nuk je shkrimtar dhe do të jesh në pikë të hallit deri sa ta kuptosh. Nëse je shkrimtar, ti prapë do të jesh në pikë të hallit, por do të kesh arsye më të mira për këtë. Urimet më të mira dhe paç fat të mbarë!

Përktheu: Granit Zela

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

DËSHTIM-Janis Ricos

DËSHTIM-Janis Ricos Gazeta të vjetra të hedhura në oborr. Përherë të njëjtat.

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top