Kuaj të bardhë si kreshtat e valëve-Flurans Ilia

in Letërsi/Tharm by

Kuaj të bardhë si kreshtat e valëve-Flurans Ilia

 

Jam njëri prej tyre
pa flatra me flegra
në Adriatik
as njëbrirësh
as pegaso
plaga përfund
përpjekja nën magmë
shkumë e bardhë
det që dëshmon me shkulm
tallazet e të gjitha kalërimeve
nga një pelë e hajshme e hajnive

Jam harta të cilën duhet të përshkoj
për hir të të tjera qytetërimeve
fjalës ndënë rrënojë
në gjoks i digjet një liburnë
dhe mermeri ia merr frymën
gufon si grifon në koralin e ngurtësuar
midis teje dhe paranojës
të të gjithë Trojave
dhe trojeve
që do vendoseshin
më pas.

Tags:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Latest from Letërsi

Një orë- Erich Fried

Një orë- Erich Fried M’u desh një orëpër të korrigjuarnjë poezi që

Harta-Wislawa Szymborska

Harta-Wislawa Szymborska E sheshtë si tavolina ajo është vendosur mbi të. Asgjë
Go to Top