Kapelja me qirinj-Billy Collins
Në shumicën e autoportreteve është fytyra ajo që dominon:
Cezanne është një palë sy që notojnë në penelata,
Van Gogh-u sheh ngultas nga një aureolë errësire që vorbullon,
Rembrant-i duket i lehtësuar, sikur të jetë duke marrë frymë nga piktura “Verbimi i Samson”-it.
Por në këtë pikturë, Goya qëndron shumë larg nga pasqyra
dhe shihet të pozojë në rrëmujën e studios
duke iu drejtuar një kanavace të anuar mbrapa në një kavalet të lartë.
Ai duket sikur po na buzëqesh, sikur ta dinte që ne do të habiteshim me kapelen e tij të jashtëzakonshme në kokë
e cila është mbushur anëve rreth e rrotull me qirinj,
një mjet që e ndihmonte të punonte gjatë natës.
Ju vetëm sa mund të pyesni veten sesi do të ishte të kishe një llambadar të tillë në kokë
sikur të ishe një dhomë ngrënieje që ecte apo një sallë koncertesh.
Por, sapo ta shihni këtë kapele nuk është e nevojshme të lexoni ndonjë biografi të Goya-s
apo të mbani mend të dhënat e tij.
Për të kuptuar Goya-n, ju duhet vetëm ta përfytyroni atë
duke ndezur qirinjtë një e nga një,
e më pas duke vënë kapelen në kokë, gati për një natë pune.
Ta përfytyoni sesi e befason bashkëshorten me shpikjen e tij të re,
duke qeshur si një tortë ditëlindjeje në çastin kur ajo do të shihte ndiçimin.
Ta përfytyroni duke regëtirë nëpër dhomat e shtëpisë së tij
me të gjitha hijet që fluturonin nëpër mure.
Të përfytyroni një udhëtar që ka humbur rrugën, duke trokitur në portën e tij një natë të errët, në vendin kodrinor të Spanjës.
“Hyni brenda,” do të thoshte ai, “Unë… ja… po pikturoja veten”,
ndërsa do të rrinte në këmbë në prag të portës me një furçë në dorë,
i ndriçuar në flakërimën e kapeles së tij të famshme me qirinj.Përktheu: Arlinda Guma
P0ezia e lexuar nga Arlinda Guma:
Planeti me Katër Hëna-Billy Collins
Planeti me Katër Hëna-Billy Collins E kam zili planetin me katër hëna. – Shënimet e Robert