“Godzilla” në Mexico City-Roberto Bolaño
Hapi veshët mirë, biri im: askush nuk e hetoi
kur bombat po lëshoheshin mbi Mexico City.
I helmët u bë ajri
rrugëve dhe dritareve të hapura.
Ti sapo pate ngrënë dhe po shikoje
filma vizatimorë në televizion.
Unë po lexoja në dhomën e gjumit matanë
kur e mora vesh se do të vdesim.
Pavarësisht kalamendjeve dhe të përzierave
u zvarrita deri në kuzhinë dhe të gjeta përtokë.
U morëm ngryk’. Pyete se ç’po ndodhte
dhe unë nuk të tregova që ishim në listë të vdekjes
por se bashkë po shkonim në një udhëtim
dhe se ti nuk duhej të kishe frikë.
Kur mbaroi,
vdekja as që na i mbylli sytë.
Çka jemi ne, pyete ndonja javë a vit më vonë,
buburreca, bletë, numra të gabuar
në të madhen supë të qelbur të fatit?
Jemi njerëz, biri im, pothuajse zogj
heronj publikë dhe të fshehur.
________
(Marrë nga ‘”The Romantic Dogs”)Përktheu në anglisht: Laura Healy
Përshtati në shqip nga anglishtja: Nuhi SadikuPiktura: ©Agim Sulaj
DIMRI DHE LEXUESET-ROBERTO BOLAÑO
ROBERTO BOLAÑO Kili, 1953 – 2003 Gjatë dimrit duket se vetëm ato kanë guxim të mjaftueshëm