FJALË QË NA I THOSHTE HESHTJA-Alfred Mehmeti
Nga gjithë bisedat tona disaorëshe
mbaj mend ato fjalë që na i thoshte heshtja,
fjalë të pathëna, por që ende çuditërisht i mbaj mend.
Fjalë të mençura, fjalë të rralla,
fjalë të palindura ende në alfabetet e kohës,
fjalë të çmuara, perla në thellësinë e detit,
që shfaqeshin vetëm atëherë kur unë dhe ti,
unë dhe ai, ne dhe ne, ne dhe ata,
u ngjanim ca brigjeve ku janë fashitur të gjitha erërat,
fjalë si ca diamante në fytin e nëntokës
që ti e sheh që ato janë aty,
vetëm që ti nuk i nxjerr dot në dritë.
Nga gjithë bisedat tona disaorëshe
mbaj mend vetëm ato fjalë që na i thoshte heshtja,
fjalë të pathëna që ende i mbaj mend,
por s’mund të t’i them dot,
sepse ende nuk jam memec,
por edhe në t’i thënça,
as ti s’mund t’i dëgjosh dot,
sepse ende shurdh nuk je…

GJURI I JANARIT-Arben Velo
GJURI I JANARIT-Arben Velo Gjuri i nënës sime,është janar,theu kockat,në oborrin ku rreh dielli.Nga flokët e